Përplasen dy makina në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagoset çifti i…

Përplasen dy makina në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagoset çifti i…

Pikat kryesore

  • Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, bashkëshortë.
  • Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta.
  • Si pasojë e përplasjes, çifti i bashkëshortëve ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, bashkëshortë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, çifti i bashkëshortëve ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime bëjnë me dije se gruaja e plagosur ishte shtatzënë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga mjekët. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Lini një Përgjigje