Përplasen dy makina në Laç, 3 të plagosurit nisen drejt Tiranës

Përplasen dy makina në Laç, 3 të plagosurit nisen drejt Tiranës

Pikat kryesore

  • Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në Laç, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.
  • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në qendër të qytetit, pranë bashkisë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
  • Sipas policisë, njëri mjet drejtohej nga personi me iniciale B.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në Laç, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në qendër të qytetit, pranë bashkisë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas policisë, njëri mjet drejtohej nga personi me iniciale B. N., ndërsa tjetri nga A. P. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Njoftimi i plotë i Policisë “Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”

Lini një Përgjigje