Pikat kryesore
- “Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato që kanë marrë urdhra evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut.
- Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e përmbytjeve dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat.
- Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljet e rrugëve dhe përmbytjet”, thuhet në reagim.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një njoftimi thotë se po vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. “Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato që kanë marrë urdhra evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e përmbytjeve dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljet e rrugëve dhe përmbytjet”, thuhet në reagim. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi, kësisoj, Ambasada kërkon nga shtetasit e saj të mos qarkullojnë në ato zona. “Mos u përpiqni të kaloni me makinë nëpër zonat e prekura nga përmbytjet. Kërkoni një rrugë alternative ose merrni në konsideratë shtyrjen e udhëtimit nëse një rrugë alternative nuk është e disponueshme”, thuhet në reagim. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 16:54 Përmbytjet në Shqipëri, Begaj: Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka 01/08/2026 16:48 Edhe shtëpia e kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, dhe e vëllait të tij përfshihen nga vërshimet 01/08/2026 16:46 Komuna e Prishtinës njofton për pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe shesheve