Përfiton Shqipëria nga Korridori VIII Korridori VIII është një korridor

Përfiton Shqipëria nga Korridori VIII Korridori VIII është një korridor

Pikat kryesore

  • Korridori VIII është një korridor i rëndësishëm pan-evropian i transportit që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
  • Ai nis në portin e Durrësit dhe përshkon Tiranën, Elbasanin, Pogradecin dhe më pas vazhdon në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe përfundon ne portet bullgare të Varnas dhe Burgas në Detin e Zi.
  • Sipas ekspertit të ekonomisë, Fatos Çoçoli, Korridori VIII hap mundësinë e një tregu të ri me vende si Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania.

Korridori VIII është një korridor i rëndësishëm pan-evropian i transportit që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ai nis në portin e Durrësit dhe përshkon Tiranën, Elbasanin, Pogradecin dhe më pas vazhdon në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe përfundon ne portet bullgare të Varnas dhe Burgas në Detin e Zi. Sipas ekspertit të ekonomisë, Fatos Çoçoli, Korridori VIII hap mundësinë e një tregu të ri me vende si Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. “Ne mund t’i shesim Bullgarisë dhe Rumanisë, që në momente të caktuara kanë nevojë për energji elektrike. Megjithatë, sipas zotit Çoçoli, Korridori VIII është një projekt afatmesëm dhe afatgjatë, ndaj përfitimet që i vijnë Shqipërisë nga ky projekt janë kryesisht të njëkohshme me realizimin e projektit. Sipas tij, mundësia e përfitimeve të menjëhershme mund të vijnë vetëm nëse Italia lobon në Bashkimin Europian që Korridori VIII të mund të bëhet pjesë e infrastrukturës kritike të rrjetit pan-europian të rrugëve. “Në rast se Italia ia arrin ta nxjerrë Korridorin VIII infrastrukturë kritike të Ten-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), atëherë po, para do të kemi shumë më tepër”.

Lini një Përgjigje