Përfaqësojnë protestat me molotov? Reagimet për protestën e Partisë

Përfaqësojnë protestat me molotov? Reagimet për protestën e Partisë

Pikat kryesore

  • Reagimet për protestën e Partisë Demokratike kanë deri tani tre linja.
  • Ajo e zyrtarëve të PD pranë Sali Berishës, ajo e zyrtarëve të mazhorancës dhe ajo e zërave kritikë me Berishën që thonë se nuk arrihet asgjë me këto fotokopje të protestave si në kohën e Lulzim Bashës.
  • Në fakt, kritikët kanë mjaft arsye për ta shtruar idenë e tyre të mosefektivitetit të kësaj forme që tashmë është kthyer në një meme 13 vjeçare e opozitës ndaj Edi Ramës.

Reagimet për protestën e Partisë Demokratike kanë deri tani tre linja. Ajo e zyrtarëve të PD pranë Sali Berishës, ajo e zyrtarëve të mazhorancës dhe ajo e zërave kritikë me Berishën që thonë se nuk arrihet asgjë me këto fotokopje të protestave si në kohën e Lulzim Bashës. Në fakt, kritikët kanë mjaft arsye për ta shtruar idenë e tyre të mosefektivitetit të kësaj forme që tashmë është kthyer në një meme 13 vjeçare e opozitës ndaj Edi Ramës. Megjithatë, pyetja shrohet spontane, se përse ndiqet një rrugë, e cila nuk ka sjellë efektivitet në të shkuarën? Protestat e dhunshme në botë nuk janë të panjohura, apo spontane që vetëm si reagime të grupeve apo organizatave margjinale dhe ekstreme. Grupet politike ekstreme të së majtës apo të djathtës, së bashku me pjesët devijante të tyre, kanë praktikuar jo vetëm protestat e dhunshme, pore dhe luftën e armatosur, apo aktivitetin e pastër terrorist.

Lini një Përgjigje