Pikat kryesore
- Gjatë ballafaqimit me bashkëshortin e saj, Neritanin, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Kristina shokon me një deklaratë të fortë për vjehrrën e saj.
- Ajo shprehet se vjehrra e çuar në polici, duke shpifur se e kishte dhunuar.
- Nga ana tjetër Neritani justifikon veprimet e qëllimshme të mamasë së tij, duke thënë se e ka vepruar në atë mënyrë për shkak të pleqërisë.
Gjatë ballafaqimit me bashkëshortin e saj, Neritanin, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Kristina shokon me një deklaratë të fortë për vjehrrën e saj. Ajo shprehet se vjehrra e çuar në polici, duke shpifur se e kishte dhunuar. Nga ana tjetër Neritani justifikon veprimet e qëllimshme të mamasë së tij, duke thënë se e ka vepruar në atë mënyrë për shkak të pleqërisë. Kristina: Nëna e këtij më ka çuar në polici, që gjoja e kisha rrahur dhe ky ka gojë dhe më flet mua këtu. Më ka çuar para gjykatës nënën e këtij që nuk e kam prekur me dorë. Neritani: E kishte nga pleqëria. Eni Çobani: Pse të ka çuar në prokurori? Kristina: Kishte shpikur vjehrra që gjoja unë e kisha rrahur. Eni Çobani: Ti ishe në punë? Kristina: Në punë! Eni Çobani: Kjo është e tepërt, nuk është vetëm pleqëri. Kjo është të duash ta çosh njeriun pas hekurave. Neritani: Ka qenë nga pleqëria. Nuk besoj se i ka vënë dorë. Kristina: Ndahen gjërat mes nënës dhe gruas. Ajo shante dhe ofendonte si ti donte qejfi. Më thotë mua ajo para gjykatës ke vrarë fëmijët e tu, si more i vras unë gjakun tim, ata që i mbaj nëntë muaj në bark. Eni Çobani: Akuza e vjehrrës cila ishte? Kristina: Që ka harruar vjehrrën dhe tre fëmijët e mi, që gjoja i torturoj. Eni Çobani: Është shumë e rëndë. Kristina: Kishte marrë edhe thikën e shtëpisë, gjoja e kisha goditur me thikë. Eni Çobani: Vuante nga ndonjë gjë? Neritani: Jo! Kristina: Ajo fëmijët e mi nuk i donte fare, i shante. Vetëm kur ka ikur vjehrra nga shtëpia, që i kemi dhënë edhe 50 mijë euro me vete, vetëm atëherë më kanë thënë komshinjtë që vjehrra jote t’i shante fëmijët, nuk t’i donte.