Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

Pikat kryesore

  • Sonte në “Opinion”, 11 dhjetor, kryedemokrati Sali Berisha, foli edhe për ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta më 31 tetor të këtij viti.
  • Ai ishte në krahun tjetër, edhe ai një vektor i pluralizmit politik.
  • -Ju keni bërë marrëveshje të mëdha, në vitin 2022 ju jeni ulur për të zgjedhur Presidentin.

Sonte në “Opinion”, 11 dhjetor, kryedemokrati Sali Berisha, foli edhe për ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta më 31 tetor të këtij viti. Sali Berisha: Për të vdekurin, mirë ose hiç! Por dy gjëra mund të them, së pari ka merita të padiskutueshme, në reformimin e Partisë Socialiste, e cila nga parti e një njeriu që ishte gjer në momentin e largimit të tij, u kthye në parti me norma, votime, që ia ka hequr Edi Rama tani përsëri. Ai ishte në krahun tjetër, edhe ai një vektor i pluralizmit politik. -Ju keni bërë marrëveshje të mëdha, në vitin 2022 ju jeni ulur për të zgjedhur Presidentin. Në vitin 2007, ju keni arritur të bëni marrëveshje, edhe në 1991-in… Sali Berisha: Ai ishte politikan me reflekse dhe sigurisht kuptonte situatat. Nuk shtynte në… -Ishte i vështirë në marrëveshje? Sali Berisha : Nuk është se i merrte me kaq, me kaq…prokupim të madh! -Ashtu ë? S’e çante kokën? Sali Berisha: E thoshte shpesh këtë punën e përgjegjësisë, por nuk po hy në këtë kapitull. -A jeni penduar që ai shkoi në burg gjatë kohës që ju ishit President?

Lini një Përgjigje