string(110) "lladrovci-fitorja-per-drenasin-kampion-eshte-fitore-e-qytetareve-me-101-arsye-eshte-fitore-e-zemres-se-kosoves" Lladrovci: Fitorja “Për Drenasin Kampion” është fitore e qytetarëve me 101 arsye, është fitore e zemrës së Kosovës Në vijim të fushatës zgjedhore, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur takime me qytetarë të disa fshatrave, me ç’rast ka shkruar se fitorja “Për Drenasin Kampion” është fitore e pandalshme e të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit me 101 arsye, është fitore e zemrës së Kosovës. Fryma e fitores “Për Drenasin Kampion”, tashmë është dëshmi e rrugës tonë të drejtë me 101 arsye për fitoren e qytetarëve kampionë. Me qytetarët e Vasilevës, Poklekut të vjetër dhe të Korroticës së Epërme, me kandidatet për Kuvend, Qëndresa Kluna, Fitore Morina Hoxha dhe kandidatët tjerë, diskutuam pse jemi kampion të performancës dhe pse nuk ka forcë as fuqi që na largon nga vlerat e përbashkëta me heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Keqbërësit dhe bedelat nuk i bëjnë nder qytetarëve të komunës së Drenasit dhe ne nuk do të ndalemi të theksojmë punën e shkëlqyer në garë për grantin e performancës, gjashtë herë kampion në nivel nacional, në pritje të titullit të shtatë. Lista e kandidatëve kampionë “Për Drenasin Kampion”, është listë e përbërë nga fëmijë të dëshmorëve dhe martirëve, nga familjarë të veteranëve e invalidëve të UÇK-së, intelektualë me formim akademik, janë të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve, zbatimin e ligjit, për gjasa e mundësi të barabarta. Fitorja “Për Drenasin Kampion” është fitore e pandalshme e të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit me 101 arsye, është fitore e zemrës së Kosovës! Vazhdojmë edhe katër! BE-ja shqyrton vendosjen e tarifave ndaj naftës ruse Krasniqi: Nëse PDK fiton në Prishtinë, ndryshon ADN e kësaj partie, del nga rajoni i Drenicës Lladrovci: Fitorja “Për Drenasin Kampion” është fitore e qytetarëve me 101 arsye, është fitore e zemrës së Kosovës “Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë “Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj? Forcat izraelite pranë qendrës së qytetit të Gazës, ndërsa Hamasi thuhet se përgatitet për luftime rrugë më rrugë
Për Drenasin Kampion shpall Lladrovci: Fitorja “” është fitore e qytetarëve me 101 arsye,…