PD dha firma ‘pa doganë’ për Shabanin”, Bislim Ahmetaj: Nuk rregullohen gabimet me ndjesa…

PD dha firma ‘pa doganë’ për Shabanin”, Bislim Ahmetaj: Nuk rregullohen gabimet me ndjesa…

Pikat kryesore

  • Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bislim Ahmetaj ka publikuar në rrjete sociale pjesë nga fjala e tij e mbajtur dje në mbledhjen e tensionuar të organizuar në selinë blu.
  • Ahmetaj gjithashtu përgëzoi vullnetarizmin e nënkryetarit Agron Gjekmarkaj për të dhënë dorëheqjen dhe se në radhë duhet të jetë dhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.
  • Bislim Ahmetaj thotë se PD nuk mund të shërbejë si “fermë surrogacie” dhe aq më tepër të japë firma “ pa doganë” “për një zog të rritur në stabilimentin e Xhorxh Sorosit”, referuar Endrit Shabanit.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bislim Ahmetaj ka publikuar në rrjete sociale pjesë nga fjala e tij e mbajtur dje në mbledhjen e tensionuar të organizuar në selinë blu. Si Salianji dhe Ahmetaj ka kërkuar dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Nokës, duke e bërë përgjegjës për gjendjen aktuale të partisë sot si dhe për “gafën” e fundit të demokratëve, ajo me Avokatin e Popullit. Ahmetaj gjithashtu përgëzoi vullnetarizmin e nënkryetarit Agron Gjekmarkaj për të dhënë dorëheqjen dhe se në radhë duhet të jetë dhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. Bislim Ahmetaj thotë se PD nuk mund të shërbejë si “fermë surrogacie” dhe aq më tepër të japë firma “ pa doganë” “për një zog të rritur në stabilimentin e Xhorxh Sorosit”, referuar Endrit Shabanit. “Pjesë nga fjala ime sot në kryesinë e PD-së. Doktor ju duke qënë politikan profesionist dhe me përvoj të gjatë, jeni gjithmonë i kujdesshëm dhe ashtu siç flisni me fjalë, flisni edhe me gjeste për publikun. Sot e paske nxjerrë Flamurin në krah të majtë, ndryshe nga takimet e tjera ku ai i çel mbledhjet, i jep dhe ja heq fjalën cilitdo në këto mbledhje. Ndërsa zoti Bardhi nuk e di se për çfarë arësye mungon sot (ishte në Amerikë) i paske lënë vendin bosh në krahun tuaj të djathtë. E përshendes dhe e vlerësoj me shumë respekt afrimin e dorëheqjes së zotit Gjekmarkaj, këtë veprim duhet ta kryej edhe Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Grupit Parlamentar, për shkak të organizimit krejtësisht të ç’organizuar dhe anarkisë që është krijuar në lidershipin e PD-së prej muajsh. Njëra prej arësyeve se pse ata duhet të japin dotëheqje ështe edhe dhënja e firmave “pa doganë” për një zog të rritur në stabilimentin e Xhorxh Sorosit. Është e papranueshme që grupi parlamentar i PD-së të shërbej si “fermë surrogacie” për të prodhuar drejtues të institucioneve të pavaruara nga ferma e Sorosit me firmat e deputetëve demokrat. Ky nuk ishte një gabim, ky është një faj dhe fajet ndëshkohen, nuk shërohen me ndjesa fb-je. Doktor ju me dashje, apo pa dashje i keni fut në të njëjtin thes si mercenarët edhe misionarët. Ai që ishte mercenar dje është shndërruar në misionar sot dhe anasjelltas…

Lini një Përgjigje