PD dështoi ta bashkonte opozitën, ‘Shoqëria Civile’ del me propozimin: Duhet një tryezë…

PD dështoi ta bashkonte opozitën, ‘Shoqëria Civile’ del me propozimin: Duhet një tryezë…

Pikat kryesore

  • Shoqëria civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të ulet bashkë në një tryezë me të vegjlit.
  • Një grup i shoqërisë civile, me qëndrim opozitar, ka vendosur të nisë takimet me forcat e djathta për të negociuar organizimin e një tryeze politike për arritjen e një marrëveshje.
  • Fuqizimin e opozitës dhe bashkëpunimin për një front të përbashkët e të besueshëm opozitar, pa prekur identitetin dhe specifikat e secilës parti.

Shoqëria civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të ulet bashkë në një tryezë me të vegjlit. Një grup i shoqërisë civile, me qëndrim opozitar, ka vendosur të nisë takimet me forcat e djathta për të negociuar organizimin e një tryeze politike për arritjen e një marrëveshje. Duke konstatuar me shqetësim degradimin e qeverisjes dhe përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e saj, rritjen e pushtetit të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në vendimmarrjen publike dhe vetëdijshëm për vështirësitë që ka opozita në ndërtimin e alternativave të besueshme e efektive, ne, një grup qytetarësh të pavarur nga partitë, por me qëndrim opozitar, kemi vendosur të ndërmarrim një nismë publike për lehtësimin e dialogut mes partive të opozitës, rakordimin e qëndrimeve dhe vendosjen e një bashkëpunimi të pranueshëm mes tyre me qëllim: Krijimin e trysnisë së nevojshme për zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Fuqizimin e opozitës dhe bashkëpunimin për një front të përbashkët e të besueshëm opozitar, pa prekur identitetin dhe specifikat e secilës parti. Mbështetjen e funksionimit kushtetues të drejtësisë në luftën e saj për goditjen e korrupsionit dhe narkotrafikut në partneritet me SHBA-të dhe BE-në. Ne synojmë t’i arrijmë këto qëllime përmes: Rakordimin e qëndrimeve të opozitës për një kod të ri zgjedhor që forcon demokracinë përfaqësuese dhe merr parasysh interesat e të gjitha partive të opozitës. Krijimit të një platforme bashkëpunimi mes partive opozitare në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme mbi bazën e ndërhyrjeve të përbashkëta dhe garantimit të identitetit dhe subjektivitetit të secilës prej tyre. Në kuadër të kësaj nisme ne u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe organizatave të tjera opozitare të bëhen pjesë e këtij procesi duke lënë mënjanë interesat e ngushta politike në shërbim të mundësimit të ndryshimit të qeverisjes në Shqipëri. Në ditët në vijim Forumi i Dialogut Politik do të takojë përfaqësuesit e partive opozitare dhe më pas do të organizojë një tryezë të përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje të arsyeshme dhe të pranueshme bashkëpunimi.

Lini një Përgjigje