Pikat kryesore
- Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar në “Truth Social” se Kuba për shumë vite ka jetuar nga sasi të mëdha nafte dhe parash që vinin nga Venezuela, por kjo tashmë ai thotë se ka marrë fund.
- Ai ka paralajmëruar Kubën që të bëjnë një marrëveshje me ShBA-në, para se të jetë shumë vonë.
- Kuba ka jetuar për shumë vite nga sasi të mëdha nafte dhe parash që vinin nga Venezuela.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar në “Truth Social” se Kuba për shumë vite ka jetuar nga sasi të mëdha nafte dhe parash që vinin nga Venezuela, por kjo tashmë ai thotë se ka marrë fund. Ai ka paralajmëruar Kubën që të bëjnë një marrëveshje me ShBA-në, para se të jetë shumë vonë. Kuba ka jetuar për shumë vite nga sasi të mëdha nafte dhe parash që vinin nga Venezuela. Në këmbim, Kuba ofronte të ashtuquajtura “shërbime sigurie” për dy diktatorët e fundit të Venezuelës. Shumica e këtyre kubanëve kanë humbur jetën gjatë sulmit amerikan të javës së kaluar, dhe Venezuela nuk ka më nevojë për mbrojtje nga banditët dhe shantazhuesit që e mbajtën peng për kaq shumë vite. Venezuela tani ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtrinë më të fuqishme në botë (pa asnjë krahasim), për ta mbrojtur. Dhe ne do ta mbrojmë atë. I sugjeroj fuqishëm që të arrijnë një marrëveshje, PËRPARA SE TË JETË VONË. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 15:50 Reuters me analizë për mesazhet që Trump ia çoi Kinës me ndërhyrjen në Venezuelë 01/11/2026 15:36 Rufci i vjetër i Lipjanit nën ujë, vende-vende i ngrirë 01/11/2026 15:22 AME raporton për vërshime në disa zona, thotë se bora zbut rrezikun nga përmbytjet