Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli…

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli…

Pikat kryesore

  • Pas Ligës së Kampioneve, iu takon skuadrave të Europa dhe Conference League që të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e para çerekfinale.
  • Ndeshje po kaq interesante është edhe ajo që do të luhet në Portugali mes Portos dhe Nottingham Forest, ndërkohë që ka edhe në duel gjermano-spanjoll, ai mes Freiburg dhe Celta Vigo.

Pas Ligës së Kampioneve, iu takon skuadrave të Europa dhe Conference League që të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e para çerekfinale. Në fakt në Europa League, një prej ndeshjeve çerekfinale u zhvillua, ajo mes Bragës dhe Real Betis në derbin iberik e mbyllur me barazimin 1-1, ndërsa 3 ndeshjet e tjera do të luhen në mbrëmjen e sotme Sfida që spikat është ajo mes Bolognas dhe Aston Villas me skuadrën italiane që do të kërkojë të ruajë nderin e Serie A teksa është e vetmja përfaqësuese e këtij kampionati, ndërkohe që përballë do të ketë Aston Villan skuadrën që renditet në vendin e katërt në Premier League. Ndeshje po kaq interesante është edhe ajo që do të luhet në Portugali mes Portos dhe Nottingham Forest, ndërkohë që ka edhe në duel gjermano-spanjoll, ai mes Freiburg dhe Celta Vigo.

Lini një Përgjigje