Pas kritikave për “standarde të dyfishta” të Kurtit, reagon Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Perparim Kryeziu, ka reaguar lidhur me paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij.

Pas kritikave nga PDK dhe LDK-ja, Kryeziu ka thënë se pjesëmarrja e kryeministrit në këtë seancë nuk përbën asnjë standard të dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale.

“Paraqitja e kryeministrit Kurti në Gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij nuk është kurrfarë standardi i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale.

Sa i përket ftesës së Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij.

Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje