Pas daljes nga BBV, Gimbo tregon situatën e Gjestit: “Jetojmë bashkë, familjarët e tij…”

Pas daljes nga BBV, Gimbo tregon situatën e Gjestit: “Jetojmë bashkë, familjarët e tij…”

Dalja e Dj Gimbo nga shtëpia e Big Brother VIP Albania u shoqërua me një moment të fortë emocional në studio, pasi ai u njoh nga Ledion Liço me situatën e rëndë që përfshinte mikun e tij të ngushtë, Gjesti.

Në daljet e tij të para publike pas përfundimit të rrugëtimit në BBV, Gimbo ka vendosur të flasë hapur për këtë ngjarje, duke zbuluar detaje mbi gjendjen aktuale të artistit. Ai rrëfeu se momenti kur e mori vesh lajmin në “Prime” ishte tronditës:

“Kur ma tha Ledioni, më ra bam,” u shpreh ai, duke përshkruar shokun që përjetoi në transmetim të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, Dj Gimbo ka qetësuar ndjekësit duke konfirmuar se Gjesti tashmë është liruar nga paraburgimi. Sipas tij, ai ndodhet aktualisht në shtëpi dhe, duke qenë se jetojnë së bashku, kanë pasur mundësi të bisedojnë gjatë për gjithçka që ka ndodhur.

Ai theksoi se, pavarësisht situatës, Gjesti është në një gjendje të mirë morale për momentin. Ndërkohë, për çështjen ligjore që lidhet me incidentin në zyrat e ONIMA, Gimbo u tregua i rezervuar, duke nënvizuar se tashmë gjithçka i takon institucioneve dhe drejtësisë.

Ish-banori siguroi gjithashtu publikun se familjarët e Gjestit janë mirë dhe situata është e qetë, duke theksuar se ka qenë vetë në kontakt me ta.

Në fund të reagimit të tij, Dj Gimbo dha një mesazh të fortë mbështetës për mikun e tij dhe për artistët në përgjithësi:

“Artistëve nuk mund t’jua mbyllni zërin kurrë.”

Kjo deklaratë e ka pozicionuar qartë atë në krah të Gjesti, në një situatë që ka ndarë opinionin publik dhe ka nxitur debate të shumta në rrjet.

Lini një Përgjigje