Pikat kryesore
- Partizani triumfoi 2-0 ndaj Skënderbeut në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, duke regjistruar një sukses bindës.
- Xhuliano Skuka zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, kur u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit.
- Fitorja e “demave” u vulos në minutën e 81-të nga Rouen Hjumen, i cili realizoi golin e dytë.
Partizani triumfoi 2-0 ndaj Skënderbeut në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, duke regjistruar një sukses bindës. Xhuliano Skuka zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, kur u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit. Fitorja e “demave” u vulos në minutën e 81-të nga Rouen Hjumen, i cili realizoi golin e dytë. Për trajnerin Florin Bratu, ky ishte suksesi i parë në krye të pankinës së Partizanit, pas humbjes 2-1 në përballjen me Besën.