Pikat kryesore
- Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një problem me administratën amerikane.
- Madje e ka pasur edhe kur ka pasur relacione të shkëlqyera me Uashingtonin.
- Sali Berisha është edhe sot rekordmeni shqiptar i vizitave në Zyrën Ovale.
Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një problem me administratën amerikane. Madje e ka pasur edhe kur ka pasur relacione të shkëlqyera me Uashingtonin. Sali Berisha është edhe sot rekordmeni shqiptar i vizitave në Zyrën Ovale. Dy herë; me Presidentin George Bush(i vjetra) dhe Bill Clinton, ndërkohë që ka vizituar fermën mitike të bushëve në Crawford Teksas. Plus, në kohën më të vështirë të tij, Sali Berisha pati një vizitë VIP në Vlorë prej Bushit të vjetër dhe gjeneralit Colin Powell. Askush në politikën shqiptarë nuk e ka pasur mundësinë diplomatike të Sali Berishës në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por siç dihet, doktori, si lopa me kovën e qumshështit e derdhi këtë mundësi, duke treguar së paku një mungesë strategjike të kapjes së momentumit politik kur i erdhi. Më pas historia e Sali Berishës me SHBA ka qenë kaotike. Madje më shumë se kaq; ka qenë problematike dhe për ata që e njohin diplomacinë thonë se ka qenë diletanteske.