Pikat kryesore
- Në kulmin e luftës hibride, SHISH zgjeron kompetencat për mbledhjen e informacionit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
- Madje, tashmë SHISH mund të merret specifikisht me kërcënimet hibride, sulmet kiberetike, kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike apo sulme që cënojnë infrastrukturën kritike të vendit.
- Po ashtu, me këtë ligj SHISH-it i njihet e drejta për akses të kufizuar në bazat shtetërore të të dhënave, sipas funksioneve ligjore dhe përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale.
Në kulmin e luftës hibride, SHISH zgjeron kompetencat për mbledhjen e informacionit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Parlamenti miratoi këtë të enjte projektligjin e ri, me 72 vota pro të socialistëve, duke i hapur rrugë SHISH të mbledhë informacione jo vetëm brenda territorit, por dhe nga jashtë vendit kryesisht për aktivitetin e shërbimeve të huaja inteligjente, terrorizmin, ekstremizmin, krimet kundër mjedisit dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë. Madje, tashmë SHISH mund të merret specifikisht me kërcënimet hibride, sulmet kiberetike, kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike apo sulme që cënojnë infrastrukturën kritike të vendit. Po ashtu, me këtë ligj SHISH-it i njihet e drejta për akses të kufizuar në bazat shtetërore të të dhënave, sipas funksioneve ligjore dhe përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale. Miratimi i këtij ligji, vjen në një moment kur qeveria shqiptare prej 1 muaji pretendon se për shkak të investimit në Zvërnec e Sazan, Shqipëria është në qendër të luftës hibride, nga vende armiqësore, kryesisht Irani apo Rusia, por dhe vende konkurrente fqinje në rajon për shkak të turizmit. Po ashtu, pretendohet se agjentura apo eksponentë të shteteve si Irani janë pjesë fizike e protestës së bulevardit, si Dritan Goxhaj apo Ikballe Huduti, e non-grata nga Shqipëria për cënim të sigurisë kombëtare.