KLP hap garën për pasuesin e Olsjan Çelës, kandidatët kanë 30 ditë kohë për të aplikuar

KLP hap garën për pasuesin e Olsjan Çelës, kandidatët kanë 30 ditë kohë për të aplikuar

Pikat kryesore

  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
  • Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare kandidatët kanë 30 ditë afat për të bërë aplikimet.
  • Mandati i kryeprokurorit Olsjan Çela mbaron në dhjetor të këtij viti, ( 5 dhjetor 2026).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare kandidatët kanë 30 ditë afat për të bërë aplikimet. Mandati i kryeprokurorit Olsjan Çela mbaron në dhjetor të këtij viti, ( 5 dhjetor 2026). Prokurori i Përgjithshëm, ka mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi. Bazuar në nenin 148/a, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 22, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë ” i ndryshuar, nenet 3 dhe 4, si dhe Kreun III, të Vendimit të Këshillit nr. 50, datë 19.03.2019, “Mbi kriteret dhe procedurën për zgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë”, me Vendimin nr. 109, datë 02.07.2026, “Për fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për shprehjen e interesit”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë sot thirrjen për fillimin e procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim. Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të kandidojnë të gjithë të interesuarve që plotësojnë kushtet e mëposhtme: 1. Të kenë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur; 2. Të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi; 3. Të mos kenë mbushur moshën e daljes në pension sipas nenit 64, pika 3, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Lini një Përgjigje