Protesta e bukur ia ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës”, Balla nxjerr videon e policit…

Protesta e bukur ia ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës”, Balla nxjerr videon e policit…

Pikat kryesore

  • Në protestën e kësaj të enjte, 9 efektivë policie mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital, pas dhunës së ushtruar nga qytetarët.
  • Një prej policëve të lënduar në kokë nga hedhja e sendeve të forta është edhe Festim Kamberi, i cili për 32 vite është pjesë e uniformave blu.
  • Në një video të shpërndarë në Facebook, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla shkruan: “Punonjësi i Policisë së Shtetit Festim Kamberi prej 32 vitesh në detyrë.

Në protestën e kësaj të enjte, 9 efektivë policie mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital, pas dhunës së ushtruar nga qytetarët. Një prej policëve të lënduar në kokë nga hedhja e sendeve të forta është edhe Festim Kamberi, i cili për 32 vite është pjesë e uniformave blu. Në një video të shpërndarë në Facebook, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla shkruan: “Punonjësi i Policisë së Shtetit Festim Kamberi prej 32 vitesh në detyrë. Sot e gjakosën. Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Balla.

Lini një Përgjigje