Moti për ditën e diel do të karakterizohet nga diell dhe temperatura të larta. Në orët e mëngjesit, në luginat e lumenjëve priten kushte për mjegull. Parashikimi i motit për ditët e para të javës që vjen tregon një stabilitet të ngjashëm, me më shumë intervale dielli. Megjithatë, herë pas here do të kalojnë vransira, sidomos në zonat malore, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu gjatë pasdites. Temperaturat do të variojnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të luhaten ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius. Erërat do të jenë kryesisht të lehta deri mesatare, me shpejtësi 2-6 m/s.
Parashikimi i motit për nesër: Diell dhe mjegull në mëngjes