Parashikimi i motit për ditët e para të shtatorit Shtatori në Kosovë fillon i freskët në mëngjes, me vranësira dhe diell, ndërsa gjatë ditës rritje e temperaturave kur priten alternime mes vranësirave dhe rrezeve diellore.
Temperaturat do të rriten përsëri dhe maksimalja pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike.
Temperaturat nuk do të jenë aq të larta dhe rrallë në disa vise më të nxehta pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
E Marta pritet të jetë ndjeshëm më e nxehtë dhe me diell.
Temperaturat pritet të shkojnë mbi 30 gradë Celsius në shumë pjesë të territoreve tona.
E Mërkura sjellë destabilizim të atmosferës, me rrebeshe lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat do të shënojnë ulje graduale./MeteoBallkan Janjiq thotë se VV-ja dhe Lista Serbe kanë qëllime të njëjta: Mbajtja e një lloj krize institucionale “Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja” Parashikimi i motit për ditët e para të shtatorit Lëndohet në aksident ish-guvernatori i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës Është fans i flaktë vetë i klubit, Edi Rama reagon për transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi: Ec aty shqipe Tre të lënduar nga një konflikt mes dy grupeve në Korçë