Paqe” për Champions/ Mes Milan dhe Juventus fiton “mërzia”, vetëm 0-0 në “San Siro”

Paqe” për Champions/ Mes Milan dhe Juventus fiton “mërzia”, vetëm 0-0 në “San Siro”

Pikat kryesore

  • Milan dhe Juventus ndahen në paqe, duke barazuar pa gola në sfidën direkte për një vend në Champions sezonin e adhshëm.
  • Ky ishte rezultati që I bënte më shumë punë të dyja skuadrave, që nuk i bëjnë keq njëra tjetrës, por edhe ai që meritonin për atë që dhanë në fushën e lojës.
  • Mediat italiane e cilësuan ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” si të mërzitshme.

Milan dhe Juventus ndahen në paqe, duke barazuar pa gola në sfidën direkte për një vend në Champions sezonin e adhshëm. Ky ishte rezultati që I bënte më shumë punë të dyja skuadrave, që nuk i bëjnë keq njëra tjetrës, por edhe ai që meritonin për atë që dhanë në fushën e lojës. Mediat italiane e cilësuan ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” si të mërzitshme. Asnjë ekzagjerim, pasi gjithçka konfirmohet nga statistikat. Vetëm 18 goditje në portat respektive, nga këto vetëm gjashtë në katërkëndësh. Shumë pak në një përballje mes dy gjigandëve të Serie A, por nën presionin e objektivit sezonal për një vend në Champions. Episodet e vetëm që veçohen nga kjo sfidë janë goli i Kefrem Thuram në pjesën e parë, i anuluar për pozicion jashtë loje dhe traversa e Saelemakers në të dytën. Për pjesën tjetër, asgje për t’u veçuar në ndeshjen që nuk iu afrua pritshmërive të mëdha. Por në fund, si Milan ashtu edhe Juventus mund të jenë të kënaqur me pikën e marrë, teksa nuk ndryshojnë pozicionet e tyre në tabelën e klasifikimit. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Real, një Champions si ngushëllim/ Madrilenët triumfojnë në Ligën e Kampionëve për të rinj Milan-Juve, dueli për në Champions/ Dy gjigandët e Serisë A fitojnë, janë më pranë objektivit Arsenal, kualifikohet me mbrotje/ Londinezët arrijnë përsëri gjysmëfinalet në Champions

Lini një Përgjigje