Pikat kryesore
- Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
- Në operacion u angazhua rimorqatori Joni i ASHD me ekuipazhin, FSPD, Policia Kufitare si dhe oficerët dhe Kapiteni i Portit Durrës.
Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrje për ndihmë nga Kroçiera Marbella Explorer II në orën 23:50 rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas Anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje Urgjence. Kroçiera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapiteneria Portit Durrës që të afrohej në radë për të marr të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe Rimorqatori i ASHD për të bërë të mundur marrjen nga Rada dhe Ambulanca për ta shoqëruar në SRD. Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në operacion u angazhua rimorqatori Joni i ASHD me ekuipazhin, FSPD, Policia Kufitare si dhe oficerët dhe Kapiteni i Portit Durrës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!