Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë
Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës me “topin e dytë” i kushtuan me humbjen 4:0 sonte nga Zvicra në kualifikimet për Kupën e Botës. “Realisht, Zvicra i shfrytëzoi rastet që i pati pas gabimeve tona”, tha Rrahmani për Klan Kosovën. “Të gjitha rastet ishin pothuajse të njëjta: topi i dytë i humbur.”…