Pacolli akuzoi Isufajn për grafitët “Albin dorzohu në prokurori”, reagon me shqetësim shoqata e prokurorëve: Sulm, e pavërtetë Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. “Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Fitore Pacolli, drejtuar ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj,” thuhet në reagim. Shoqata thekson se deklarata të tilla janë të pavërteta dhe cenojnë besimin në drejtësi. “Shoqata thekson se shkrime dhe deklarata të tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara, dhe cenojnë integritetin e sistemit prokurorial si dhe besimin e qytetarëve në drejtësi,” ka deklaruar Shoqata. Tutje, Shoqata e Prokurorëve ka theksuar se sulmet politike ndaj prokurorëve janë të papranueshme. “Shoqata nënvizon se çdo tentim për të vënë në shënjestër prokurorët përmes deklaratave politike është sulm ndaj pavarësisë së institucionit të Prokurorisë dhe, si i tillë, është i papranueshëm,” thuhet më tej. Reagimi vjen pas postimit të deputetes Pacolli ku ajo shkruante: “Breaking News: Blerim Isufaj themelon një OJQ e cila lansohet publikisht me parullën e parë të zezë në Prishtinë: ‘Albin dorzohu në prokurori’.”/RTK/ Pacolli akuzoi Isufajn për grafitët “Albin dorzohu në prokurori”, reagon me shqetësim shoqata e prokurorëve: Sulm, e pavërtetë Takimi gjermano-francez: Sa larg shkon “fryma e Tulonit”? Gruas nga Graçanica i vidhet vetura në oborrin e shtëpisë, i kishte lënë çelësat brenda AIP paralajmëron qytetarët për mashtrimet online Theret me thikë një person në Ternovë të Skenderajt, dërgohet në spitalin e Pejës Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve Legjenda e Barcelonës flet nëse është e nevojshme shitja e Fermin Lopezit Pacolli akuzoi Isufajn për grafitët “Albin dorzohu në prokurori”, reagon me shqetësim shoqata e prokurorëve: Sulm, e pavërtetë Takimi gjermano-francez: Sa larg shkon “fryma e Tulonit”? De la Fuente bënë me dije arsyen e mungesës së yllit të Barcelonës në listën e Spanjës Gruas nga Graçanica i vidhet vetura në oborrin e shtëpisë, i kishte lënë çelësat brenda Liverpooli i gatshëm të investojë edhe 200 milionë euro deri në fund të merkatos
Pacolli akuzoi Isufajn për grafitët “Albin dorzohu në prokurori”, reagon me shqetësim shoqata e prokurorëve: Sulm, e pavërtetë