Osmani: Regjimi i Vuçiqit mban peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, ka thënë se kujtojmë plagën e hapur të Kosovës, ku 1584 qytetarë tanë ende mungojnë.
Osmani ka thënë se varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb.
Presidentja ka deklaruar edhe se regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend.
Për sa kohë sa mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë.
Regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Është koha që partnerët ndërkombëtarë ta rrisin presionin mbi Serbinë, sepse vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve si dhe drejtësia mund t’u japin familjeve qetësinë që meritojnë.
Imri Ahmeti shkon për vizitë në fshatin Bregu i Zi, falënderon banorët atje për mbështetje Osmani: Regjimi i Vuçiqit mban peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë Krasniqi: Roli i Bashës është teknik deri të përfundojë konstituimi, mbledhja e thirrur e kryesisë është e jashtëligjshme Ilir Ferati viziton Studenicën: Kemi projekte konkrete që i japin fshatit jetë dhe i mbajnë të rinjtë afër familjeve të tyre