Operacioni “Koordinata”: Arrestohen dy shtetas për kultivim narkotikësh

Operacioni policor i koduar "Koordinata" vazhdon të zbatohet me intensitet në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë kuadër, dy shtetas janë arrestuar në Memaliaj, pasi u identifikuan si autorë të kultivimit të bimëve të ndaluara në pyllin e fshatit Selckë e Madhe. Në përfundim të operacionit, autoritetet kanë asgjësuar bimët narkotike përmes djegies. Njoftimi i Policisë thekson se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, kanë realizuar këtë operacion si rezultat i një hetimi të mirëfilltë.

Lini një Përgjigje