Oda Ekonomike Amerikane shpreh shqetësim për Qeverinë Kurti

Oda Ekonomike Amerikane shpreh shqetësim për Qeverinë Kurti

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën. Ky veprim, sipas Odës, paraqet një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe diplomatik të vendit.

Në një komunikatë për media, Oda thekson se është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës të rishikojë menjëherë qasjen e saj dhe të angazhohet në një bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë. "Kosova ka një mbështetje të pakrahasueshme nga SHBA-të, dhe ky fakt duhet të reflektohet në veprimet e institucioneve tona," u shprehën përfaqësuesit e Odës.

Ata nënvizuan se vetëm përmes një bashkëpunimi konstruktiv dhe afrimit me aleatët më të besueshëm, Kosova mund të sigurojë stabilitetin dhe të hapë mundësi të reja ekonomike për qytetarët e saj. Oda Ekonomike Amerikane u bëri thirrje të gjitha palëve politike dhe jopolitike në Kosovë që të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për të rikthyer besimin dhe dialogun.

Mendim personal

Dialogun me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

Lini një Përgjigje