Pikat kryesore
- Aktivitete të paligjshme në Kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovksa-Davkova.
- Prokuroria konfirmon se hetimi paraprak u hap në dhjetor të vitit të kaluar, pas një njoftimi nga Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme.
- “Janë lëshuar urdhra për analizën e pajisjeve kompjuterike, telefonave celularë dhe të dhënave elektronike, por ende nuk ka një raport përfundimtar”, tha Prokuroria.
Aktivitete të paligjshme në Kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovksa-Davkova. Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer një hetim paraprak prej disa muajsh mbi aktivitete të mundshme të paligjshme në Kabinetin e Presidentes, të lidhura me dyshimet për nxjerrjen dhe kodimin e të dhënave konfidenciale. Prokurorisë në Shkup iu dorëzua një kallëzim penal anonim nga një “grup punonjësish të Ministrisë së Brendshme”, i cili pretendon se të dhënat konfidenciale janë kopjuar dhe koduar nga sistemi kompjuterik i Kabinetit, me dyshimin se ato mund të kenë përfunduar te shërbimet e inteligjencës së huaja. Prokuroria konfirmon se hetimi paraprak u hap në dhjetor të vitit të kaluar, pas një njoftimi nga Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme. “Janë lëshuar urdhra për analizën e pajisjeve kompjuterike, telefonave celularë dhe të dhënave elektronike, por ende nuk ka një raport përfundimtar”, tha Prokuroria. Dyshime shtesë shkaktohen nga fakti se pamjet nga kamerat e sigurisë në Zyrën e Presidentit nuk janë siguruar ende. Ministria e Brendshme konfirmoi se pajisjet kompjuterike dhe telefonat celularë janë sekuestruar dhe se analiza e provave elektronike është duke u zhvilluar. Siljanovksa e mori detyrën në krye të shtetit në 12 maj 2024 duke pasuar Stevo Pendarovskin. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Australia shënon shpërthimin më të madh të difterisë në më shumë se tre dekada A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve për Ebolën? Wendt: Duam një SPAK, apolitik! Nura: Mesazh i drejtpërdrejtë për sistemin e drejtësisë, SHBA e shikon Shqipërinë si pikë strategjike