‘Ne jemi bashkë!’ Nis protesta studentore në Tiranë në mbrojtje të studentëve shqiptarë…

‘Ne jemi bashkë!’ Nis protesta studentore në Tiranë në mbrojtje të studentëve shqiptarë…

Pikat kryesore

  • Dhjetëra të rinj e jo vetëm, kanë dalë pasditen e kësaj të enjte në shesh, e teksa në duar mbajnë pankarta ku shkruhet “Ne jemi bashkë” ata janë dëgjuar duke brohoritur: O sa mirë më qenë shqiptarë.

Ka nisur pasditen e sotme rreth orës 17:00 protesta me moton “Shqiptaria është me Shkupin” thirrur nga të rinjtë shqiptarë në sheshin “Skënderbej” të cilët po ngrenë zërin që studentët në Maqedoninë e Veriut të fitojnë të drejtën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Dhjetëra të rinj e jo vetëm, kanë dalë pasditen e kësaj të enjte në shesh, e teksa në duar mbajnë pankarta ku shkruhet “Ne jemi bashkë” ata janë dëgjuar duke brohoritur: O sa mirë më qenë shqiptarë.

Lini një Përgjigje