Nuk kam tradhtuar kurrë”, rrëfehet Ngjela: Pengu më i madh, mungesa e një fëmije

Nuk kam tradhtuar kurrë”, rrëfehet Ngjela: Pengu më i madh, mungesa e një fëmije

Spartak Ngjela rrëfen dashurinë dhe marrëdhëniet: “Fjala është baza, jo puthjet”

Në një intervistë të gjatë dhe të hapur në podcastin e Grida Duma, Spartak Ngjela ndau pikëpamjet e tij mbi dashurinë, marrëdhëniet dhe raportin me familjen, duke prekur edhe mungesën e një pasardhësi.

Ngjela theksoi se baza e çdo lidhjeje nuk është tërheqja fizike, por komunikimi i sinqertë. “Kryesorja është fjala në dashuri. Leri puthjet dhe shtratin, ato janë tjetër gjë,” tha ai, duke shtuar me ironi: “Si bëni dashuri me telefonin? Si qan ajo në telefon nga dashuria që impon ti?”

Ai u ndal edhe te lidhja nënë–fëmijë dhe instinkti i lindjes, duke e konsideruar këtë një përvojë unike: “Dhimbja e lindjes është sakrificë që e zmadhon dashurinë për fëmijën,” duke shtuar se kjo ndjesi nuk mund të përjetohet nga burri në të njëjtën mënyrë.

Pyetur për faktin që nuk ka një djalë, Ngjela e trajtoi këtë çështje me maturi, duke e lidhur me natyrën e jetës dhe zgjedhjet personale, pa dramatizuar. Ai gjithashtu siguroi se nuk ka lënduar kurrë një grua dhe se marrëdhëniet e tij kanë pasur “mobilitet permanent”: “Por nëse nuk respektoj atë që kam, humbas personalitetin tim,” u shpreh ai.

Në përfundim, Ngjela iu referua edhe Friedrich Engels, duke theksuar se marrëdhënia në çift ka vlerë vetëm kur mbështetet te dashuria: “Martesa pa dashuri nuk vlen. Nëse ajo ikën, ndryshon gjithçka.”

Ky rrëfim ofron një perspektivë të hapur mbi jetën personale të juristit dhe filozofinë e tij për marrëdhëniet dhe dashurinë.

Lini një Përgjigje