Heidi Baci reagon e prekur nga deklaratat e Romeo Veshajt për ndarjen e tyre

Heidi Baci reagon e prekur nga deklaratat e Romeo Veshajt për ndarjen e tyre

Heidi Baci reagon pas deklaratave të ish-partnerit: “Jam lënduar, marrëdhënia ime nuk ishte një histori tre-mujore”

Moderatorja Heidi Baci ka folur për herë të parë pas deklaratave të ish-partnerit të saj, Romeo Veshaj, lidhur me marrëdhënien e tyre. Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, Baci u shpreh e ashpër për mënyrën se si është trajtuar ndarja dhe për detajet e publikuara nga ish-partneri.

“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur, jam lënduar, për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam lënduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, si është paraqitur në publik,” tha Heidi, duke theksuar se marrëdhënia e tyre nuk ishte thjesht një “tre-mujore”.

Moderatorja shtoi se ajo gjithmonë do të flasë për veten e saj dhe se marrëdhënia kishte pasur përkushtim, sakrificë dhe ndjenja të thella: “Për sa i përket pastaj edhe pjesës së dy orëshit, tre orëshit, kjo tallja… nuk më pëlqeu dhe mu duk fyese. Nuk jam unë ajo vajzë, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha me ndjenjat e publikut që më kanë mbështetur, dhe sidomos me të miat.”

Heidi Baci përfundoi deklaratën duke theksuar se ajo kishte bërë një premtim për të mos folur më parë, për shkak se marrëdhënia kishte qenë një kapitull i rëndësishëm në jetën e saj, i cili meritonte respekt: “Çdo ka qenë shumë reale, nuk përkufizohet respekti në këto fjalët. Është bërë një premtim që nuk doja të flisja, sepse ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua.”

Ky reagim i moderatores vjen pas një valë diskutimesh në media, duke vënë në fokus respektin dhe perceptimin publik ndaj marrëdhënieve personale të figurave të njohura.

Lini një Përgjigje