Nuk jetoj dot pa… ”, Ermira Kola rrëfen dashurinë për Korçën, serenatat dhe familjen

Nuk jetoj dot pa… ”, Ermira Kola rrëfen dashurinë për Korçën, serenatat dhe familjen

Pikat kryesore

  • Zëri i serenatave korçare rikthehet me një dedikim të ndjerë për qytetin që mban në zemër.
  • Këngëtarja Ermira Kola, e ftuar në ABC e Mëngjesit, ka prezantuar këngën e saj më të re, “Korça”, një projekt që, sipas saj, është lindur nga dashuria e thellë për qytetin ku u rrit dhe që vazhdon ta frymëzojë.
  • Sapo dëgjoi vargjet dhe muzikën e kompozitorit Pandi Laço, e kuptoi se ky ishte projekti që kishte ëndërruar prej kohësh.

Zëri i serenatave korçare rikthehet me një dedikim të ndjerë për qytetin që mban në zemër. Këngëtarja Ermira Kola, e ftuar në ABC e Mëngjesit, ka prezantuar këngën e saj më të re, “Korça”, një projekt që, sipas saj, është lindur nga dashuria e thellë për qytetin ku u rrit dhe që vazhdon ta frymëzojë. Sapo dëgjoi vargjet dhe muzikën e kompozitorit Pandi Laço, e kuptoi se ky ishte projekti që kishte ëndërruar prej kohësh. Kënga vjen e pasuruar edhe me emocione artistike të veçanta, ku pjesë e projektit është bërë edhe aktori Ligoraq Riza, i cili reciton në fund vargjet e këngës, duke i dhënë asaj një ndjesi nostalgjie dhe elegance korçare. “Nuk jetoj dot pa këngën,” rrëfen ajo, duke shtuar se edhe në periudhat kur është larguar nga skena, nuk është larguar asnjëherë nga muzika. Këngëtarja kujton se ka nisur të këndojë që në moshën pesëvjeçare, kur improvizonte skena në shtëpi dhe këndonte kudo, sidomos para pallatit. Sot, rikthimi në performancat live i jep një emocion të pazëvendësueshëm. Ajo performon në Korçë, aty ku publiku dhe atmosfera familjare e bëjnë të ndihet pranë njerëzve të saj. Por rrugëtimi artistik nuk ka qenë i lehtë. Ermira pranon se në Shqipëri është e vështirë të jetosh vetëm me muzikë, ndaj për një periudhë iu përkushtua edhe biznesit privat. Megjithatë, këngën nuk e braktisi kurrë. Një kapitull i rëndësishëm i jetës së saj mbetet familja. Pas lindjes së djalit, Xhoni, ajo vendosi t’i përkushtohej plotësisht mëmësisë. Edhe historia e dashurisë me bashkëshortin e saj, Besnikun, duket si një takim i shkruar nga fati. Ata u njohën në biznesin ku ajo punonte, u afruan me kohën dhe vendosën të ndërtonin jetën bashkë. Pas tetë vitesh martesë, në jetën e tyre erdhi djali, që sot mbetet qendra e universit të saj. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Serenatat që sfiduan diktaturën dhe fatin. Jeta e një mjeshtri të pathyeshëm si Mihallaq Andrea Pashka ortodokse, art e traditë në Korçë/ Ekspozita ndërkombëtare sjell në juglindje artistë nga rajoni Nga Korça në Kalabri: Spiro Pano, shqiptari që mblodhi thesaret arbëreshe

Lini një Përgjigje