Pikat kryesore
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas nënkryetarit të saj, Ardian Gjini është djegë nga koalicioni që kanë pasur për zgjedhjet nacionale me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
- Gjini në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se duhet të jenë të kujdesshëm se kujt ia besojnë koalicionet si parti.
- “Në biseda që i kemi pas me kryetarin dhe kolegët të kryesisë Aleanca shkon vetëm në garë kësaj radhe nuk bëjmë koalicione.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas nënkryetarit të saj, Ardian Gjini është djegë nga koalicioni që kanë pasur për zgjedhjet nacionale me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Gjini në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se duhet të jenë të kujdesshëm se kujt ia besojnë koalicionet si parti. “Në biseda që i kemi pas me kryetarin dhe kolegët të kryesisë Aleanca shkon vetëm në garë kësaj radhe nuk bëjmë koalicione. Shkojmë vetëm në zgjedhje. Nuk besoj që jemi të gatshëm që të hyjmë edhe në një aventurë. Nuk është hiq marre me thanë që situata me Limajn e Nismën na ka djegë. Përkthehet në diçka që ne mendojmë që nuk na është deshtë”, tha Gjini. Ndërsa sa i përket ftesës së LVV-së për një koalicion të mundshme në komunën e Pejës, Gjini pati këtë përgjigje. “Po besoj që për hir të korrektësisë unë nuk mund të them diçka sot, por i besoj jashtëzakonisht shumë gjykimit racional të Ali Berishës, kemi pasur biseda me të por duhet me pa çka ndodhë, unë i besoj gjykimit të tij. Ai duhet me thënë fjalën e fundit”, tha Gjini. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 22:30 “Nuk është marre me thanë që koalicioni me Limajn na ka djegë”, thotë Gjini 10/30/2025 22:25 Peci: Vetëvendosja po kalkulon datën e zgjedhjeve me kthimin e diasporës, por ajo nuk është më pro VV-së si dikur 10/30/2025 22:22 PS refuzon kërkesën për komisionet, opozita braktis sallën pas 12 orësh përplasje në Kuvend