Noizy i pabesë, McKresha i mbivlerësuar…”/ G Bani bën deklaratat e forta për artistët…

Noizy i pabesë, McKresha i mbivlerësuar…”/ G Bani bën deklaratat e forta për artistët…

Pikat kryesore

  • Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka bërë disa deklarata befasuese për disa prej emrave më të njohur të skenës hip hop shqiptare.
  • Gjatë intervistës së tij në emisionin “Më prit të dielën”, ai sqaroi arsyet e tërheqjes nga “Kënga Magjike”, duke reaguar ndaj zërave se ky veprim ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendje.
  • Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak.

Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka bërë disa deklarata befasuese për disa prej emrave më të njohur të skenës hip hop shqiptare. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Më prit të dielën”, ai sqaroi arsyet e tërheqjes nga “Kënga Magjike”, duke reaguar ndaj zërave se ky veprim ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendje. “ Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Në pjesën më interesante të intervistës, një agjent virtual i inteligjencës artificiale krijoi një skenë imagjinare, ku reperi ndodhej në një ashensor bashkë me disa prej figurave më të njohura të hip hop-it shqiptar. Pyetja që iu bë ishte e thjeshtë: si do të sillej me ta? Për Noizyn, G-Bani u shpreh me tone të forta: “ Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë. ” Ndërsa për MC Kreshën, reperi nuk i kurseu kritikat: “ Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.” Edhe për Getoarin, ai dha një përgjigje të prerë:

Lini një Përgjigje