Pikat kryesore
- Për çdo informacion, mund të kontaktoni UKT-në pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ëshë shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona: Zona e Qendrës Zona e Laprakës Zona e 21 Dhjetorit Zona e Ish-Parkut Zona e Tiranës së Re Zona e Bllokut Zona e Yzberisht Grupet e punës po punojnë me për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Për çdo informacion, mund të kontaktoni UKT-në pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime.