Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot…

Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot…

Pikat kryesore

  • Tërheqja e kandidatit, Spasiq, nga gara zgjedhore nuk do të ndikjë në zhvillimin e raundit të dytë në këtë komunë.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë vendvotimet në këtë komunë më 9 nëntor për të mundësuar votimin e qytetarëve me të drejtë vote.
  • Fletëvotimi për komunën e Kllokotit është shtypur nga KQZ dhe do të shpërndahet në vendvotimet e kësaj komune, ashtu siç do të veprohet edhe me fletëvotimet e 17 komunave të tjera ku do të mbahet balotazhi më 9 nëntor.

string(97) “njeri-nga-dy-kandidatet-u-terhoq-nga-gara-kqz-tregon-se-votimi-mbahet-edhe-ne-kllokot-fletevotimi” Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot (Fletëvotimi) Një deklaratë e kandidatatit për kryetar të komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiç nga Nisma Qytetare “Srpska Narodna Sloga / Uniteti Kombëtar Serb” ku njofton se i është bashkuar Listës Serbe dhe nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve, s’ka pasur kurrfarë peshe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Njëkohësisht, unë, Sreqko Spasiq, dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e komunës së Kllokotit se tërhiqem nga gara zgjedhore dhe nuk do të marr pjesë në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit që do të mbahet më 9 nëntor. Me gjithë forcën dhe energjinë time, së bashku me anëtarët e deritanishëm të ‘Unitetit Kombëtar Serb’, e tashmë anëtarë të Listës Serbe, do të përkushtohemi për fitoren e Listës Serbe”, u tha në njoftiminin e dates 3 nëntor. Tërheqja e kandidatit, Spasiq, nga gara zgjedhore nuk do të ndikjë në zhvillimin e raundit të dytë në këtë komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë vendvotimet në këtë komunë më 9 nëntor për të mundësuar votimin e qytetarëve me të drejtë vote. Fletëvotimi për komunën e Kllokotit është shtypur nga KQZ dhe do të shpërndahet në vendvotimet e kësaj komune, ashtu siç do të veprohet edhe me fletëvotimet e 17 komunave të tjera ku do të mbahet balotazhi më 9 nëntor. Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë për se tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë nuk ndikon në mbajtjen e procesit të votimit. “Tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë, nuk ndikon në mbajtjen e garës zgjedhore. Sipas procedurave dhe afateve të vendosura nga KQZ, afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore ishte data 2 shtator 2025. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit vazhdon me emrat e 2 kadidatëve që kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë”, tha Elezi. Sipas rezultateve preliminare nga raundi i parë në Kllokot, Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe fitoi 893 vota ose 41.38%, ndërsa Sreçko Spasiç mori 674 vota ose 31.23%. Kllokoti është e vetmja komunë me shumicë serbe ku zhvillohet balotazhi, pasi në nëntë komunat e tjera Lista Serbe fitoi qysh në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor. Trump: Rezultatet e zgjedhjeve jo të mira për republikanët, nëse demokratët vijnë në pushtet do të ishte situatë e keqe Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të… Gjendet 15 vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren, arrestohet personi që po bashkëjetonte me të Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot (Fletëvotimi) Avokati i serbit të rrëmbyer në Kosovë dorëzon kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan Radoiçiqit Kurti e vazhdon gjuhën ‘torturuese’ në fushatë, pas gërshërëve i nxjerrë gjilpërat: Ua kemi shpuar gishtat “Shiti tradhtinë si vlerë”, Shefja e stafit të Osmanit i reagon Isa Mustafës: Po e sulmon një lidere Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

Lini një Përgjigje