Vjedhje e rëndë në Prishtinë, grabiten para dhe ari brenda një shtëpie
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në Prishtinë. Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në intervalin kohor nga ora 13:54 deri në 22:00. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë duke u zhvilluar. Studentët e UNI-UNI – Universum International Colle Per me teper detaje lexo ne linkun ne bio.