Pikat kryesore
- Policia arrestoi këtë të mërkurë 41-vjeçarin Ylli Murati, i cili ishte në kërkim pasi plagosi me thikë dy persona në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.
- Ai u prangos në rrugën “Mine Peza” teksa po qarkullonte me automjet.
- Prej kohësh ai mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike.
Policia arrestoi këtë të mërkurë 41-vjeçarin Ylli Murati, i cili ishte në kërkim pasi plagosi me thikë dy persona në zonën e Paskuqanit në kryeqytet. Ai u prangos në rrugën “Mine Peza” teksa po qarkullonte me automjet. Prej kohësh ai mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike. Ylli Murati rezulton të jetë vëllai i Fatjon Muratit, ky i fundit një emër i njohur për policinë e i skeduar më herët. Fatjon Murati njihet si mik i Endrit Dokles, emri i tij ka dalë si i perfshirë në masakrën e Fushë Krujës ku u vranë tre të rinjtë Brilant Martinaj, nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Ndërkohë, njihet edhe për masakrën e “Don Boskos” në 2023, kur i bën atentat në lokalin e tij e humbi jetën banakierja./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Prokuroria e dërgoi në gjyq/ Kush është Fatjon Murati, lidhja e tij me masakrën e Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martinaj Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Murataj/ Tiranë, i riu në kërkim, prokuroria çon dosjen në gjykatë Objektiv i atentatit në Don Bosko/ Policia në kërkim të gjurmëve të Fatjon Muratit