Pikat kryesore
- Gjithçka e pati zanafillën te debati i vazhdueshëm për Selinën dhe udhëtimet e saj.
- Stenaldo e vendosi Rogertin me shpatulla pas murit, duke e provokuar që të thoshte hapur dhe pa nënkuptime se çfarë mendon ai se bëjnë vajzat kur shkojnë në Dubai.
- Nga ana e tij, Rogerti refuzoi të përdorte një epitet specifik, duke u justifikuar se e ka thënë mendimin e tij në “Prime” dhe se vetë publiku jashtë ka brohoritur: “Jala Selin, ja Dubai”.
Shtëpia e “Big Brother VIP 5” është tronditur ditën e sotme nga një prej përplasjeve më të ashpra dhe më personale të këtij edicioni Një debat mes Stenaldos dhe Rogertit, i cili nisi rreth dinamikave të lojës dhe akuzave të vjetra, doli plotësisht jashtë kontrollit duke u kthyer në një arenë ofendimesh ku nuk u kursyen as nënat, as bashkëshortet dhe as fëmijët. Gjithçka e pati zanafillën te debati i vazhdueshëm për Selinën dhe udhëtimet e saj. Stenaldo e vendosi Rogertin me shpatulla pas murit, duke e provokuar që të thoshte hapur dhe pa nënkuptime se çfarë mendon ai se bëjnë vajzat kur shkojnë në Dubai. “Fjalën pse nuk e thua troç, o i pafytyrë? “Fjalën pse nuk e thua troç, o i pafytyrë? Nga ana e tij, Rogerti refuzoi të përdorte një epitet specifik, duke u justifikuar se e ka thënë mendimin e tij në “Prime” dhe se vetë publiku jashtë ka brohoritur: “Jala Selin, ja Dubai”. Por pika e vlimit u arrit kur Rogerti u përpoq të justifikonte një “analogji” që kishte bërë më parë, ku kishte përfshirë nënën e Stenaldos, si një formë hakmarrjeje sepse sipas tij, atij i kishin sharë gruan. Kjo ndërhyrje e ka tërbuar keqazi Stenaldon, i cili nuk është përmbajtur në ofendime: “Kujt i vjen këtu palaço, o bastard… Të të vijë turp, rrite fëmijën tënd siç më ka rritur nëna ime mua.” Situata ka shkuar në një ekstrem tjetër kur në mes u përfshi fëmija i Rogertit. Pasi ky i fundit iu kthye duke i thënë “Ma përmend djalin”, Stenaldo ka lëshuar deklaratën e rëndë: “E ke përmendur vetë djalin, e ke futur në dhé këtu brenda me fjalët që ke thënë, mu hiq sysh!” Ky sherr i ka lënë të habitur banorët e tjerë dhe ka tensionuar jashtë mase klimën në shtëpi, duke ngritur pikëpyetje të forta se deri ku mund të shkojë loja kur preket familja.