Pikat kryesore
- Italia është papritur një superfuqi në Grand Slemin e tenisit “Rolan Garos”, me dy përfaqësues në gjysmëfinale, dhe me një finalist të sigurt.
- Derbi në Paris ishte mes Mateo Arnaldit dhe Mateo Berretinit, dhe fitues ishte I pari.
- Berretini, një veteran nga Apeninet në moshën 30-vjeçare, vazhdon të ketë zhgënjime njërin pas tjetrit duke u dëmtuar përsëri e duke u detyruar të braktisë ndeshjen çerekfinale.
U luajt një derbi, e do të kemi edhe një tjetër. Italia është papritur një superfuqi në Grand Slemin e tenisit “Rolan Garos”, me dy përfaqësues në gjysmëfinale, dhe me një finalist të sigurt. Derbi në Paris ishte mes Mateo Arnaldit dhe Mateo Berretinit, dhe fitues ishte I pari. Berretini, një veteran nga Apeninet në moshën 30-vjeçare, vazhdon të ketë zhgënjime njërin pas tjetrit duke u dëmtuar përsëri e duke u detyruar të braktisë ndeshjen çerekfinale. Arnaldi fitoi setin e parë 7-5, pra pas një beteje të ashpër, ndërsa më pas gjithçka ndryshoi. Berretini dalë nga dalë ndjeu vështirësi dhe u dorëzua në rezultatin 5-2 të setit të dytë. Gjysmëfinalisti tjetër I Grand Slemit francez është Flavio Koboli. Italiani 24-vjeçar kapërceu rezistencën e kanadezit Aliasimë, tenist me origjinë franceze, ndërsa u luajt për 4 sete. Rivali fitoi setin e parë 6-4, por pastaj Koboli ia doli tri herë me të njëjtin rezultat, sërish 6-4. Një djalosh tepër simpatik, ai I foli në frengjisht publikut në Arenën kryesore në “Rolan Garos”, duke treguar se është tepër supersticioz, edhe pse jo I çmendur. Në gjysmëfinale do të luhet derbi I Apenineve mes Kobolit dhe Arnaldit, pra italianët e kanë një finalist të sigurt. Të shohim nëse do të mundet ta fitojnë titullin e parë në Paris që nga viti 1976 kur ia doli Adriano Panata. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Roland Garros” është i kaltër/ Italianët kanë tre tenistë në çerekfinale të turneut të madh