Pikat kryesore
- Futbollistët e Gjermanisë padyshim që do ta mbajnë mend mirë emrin e portierit Orlando Hil.
- Gardiani I Paraguajit u tregua I shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes së raundit të dytë në Kupën e Botës, duke arritur kulmin në gjuajtjet e penalltive.
- Për gjithçka që bëri, FIFA e vlerësoi si lojtarin më të mirë të ndeshjes në Boston, ndërsa mediat botërore tregojnë për historinë e tij të trishtë, por frymëzuese.
Ishte një barrikadë e vërtetë. Futbollistët e Gjermanisë padyshim që do ta mbajnë mend mirë emrin e portierit Orlando Hil. Gardiani I Paraguajit u tregua I shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes së raundit të dytë në Kupën e Botës, duke arritur kulmin në gjuajtjet e penalltive. Për gjithçka që bëri, FIFA e vlerësoi si lojtarin më të mirë të ndeshjes në Boston, ndërsa mediat botërore tregojnë për historinë e tij të trishtë, por frymëzuese. Katër vjet më parë, Hil ishte në pikë të hallit, jo ndonjë profesionist me rrogë të lartë, por me probleme të shumta. Djali I tij ishte I sëmurë dhe ai u detyrua të shiste këpucë, fanela, çdo suvenir, dhe çdo send tjetër me vlerë që zotëronte, vetëm e vetëm që të paguante faturat e spitalit dhe shpenzimet e tjera. Me këmbëngulje ia doli, ndërsa tani padyshim që mund të bëjë përpara në karrierë. Nuk ishte gjë e vogël që I priti penalltitë yjeve të Gjermanisë si Kai Haverc apo Voltemade. Për momentin, ai ende luan në elitën e futbollit argjentinas tek San Lorenco, e ndoshta tani do të fitojë ndonjë kontratë shumë më të majme në Europë. Gjithsesi, sot për sot mendja është në Botëror, dhe rivali I radhës pritet të jetë Franca e frikshme, nënkampione e botës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mbappe do tjetër rekord/ Kapiteni i Francës në garë me yjet si Leonidas e Ronaldo Futbolli total është Maroku/ Holanda mundet nga një rival që “i vodhi” stilin e futbollit Tjetër turp për Gjermaninë/ Katër herë kampionët e botës eliminohen nga Botërori