Pikat kryesore
- Që mbrëmjen e sotme, kapiteni I Francës do të synojë të bëhet shënuesi më I mirë I fazës me eliminim direkt në këta turne.
- Për momentin, sulmuesi I Realit të Madridit ka 8 gola, po aq sa dy emra të mëdhenj të Brazilit, si janë Leonidas dhe “Fenomeni” Ronaldo.
- Dy brazilianët kanë arritur në 8 rrjeta, I pari në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe I dyti në kupat e botës në 1998, 2002 e 2006.
Parashikimi për të ardhmen e tij është I shkëlqyer. Kilian Mbappe pritet të rivalizojë me një legjendë të futbollit planetar për t’u bërë tri herë kampion I botës, pritet të kalojë Lionel Mesin si shënuesi më I mirë I të gjitha kohëve në kupat e botës, por gjithsesi kërkon edhe më shumë. Që mbrëmjen e sotme, kapiteni I Francës do të synojë të bëhet shënuesi më I mirë I fazës me eliminim direkt në këta turne. Për momentin, sulmuesi I Realit të Madridit ka 8 gola, po aq sa dy emra të mëdhenj të Brazilit, si janë Leonidas dhe “Fenomeni” Ronaldo. Dy brazilianët kanë arritur në 8 rrjeta, I pari në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe I dyti në kupat e botës në 1998, 2002 e 2006. Legjenda e madhe e futbollit botëror, Pele, ka mbetur pas me 7 gola. Pavarësisht nëse do t’ia dalë sot, sërish është e sigurt se Mbape do t’ia dalë të jetë më I miri shënues I fazave me elinimin direkt, sepse është 27 vjeç dhe sepse Franca është një kombëtare që arrin thuajse gjithmonë finalet. Jo më kot, ylli I “gjelave” doli kampion I botës në 2018 dhe nënkampion në 2022. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Një hero i papritur si Orlando Gill/ Portieri i Paraguajit ka një histori të vështirë personale Futbolli total është Maroku/ Holanda mundet nga një rival që “i vodhi” stilin e futbollit Tjetër turp për Gjermaninë/ Katër herë kampionët e botës eliminohen nga Botërori