Pikat kryesore
- Deputeti socialist Taulant Balla ka ndarë një video të protestuesve përpara Drejtorisë së Policisë të cilët kkanë rrethuar Agron Shehajn duke i kërkuar llogari që s’ishte krah tyre në protestën para Kuvendit.
- Në video, ndërsa protestuesit e pyesin, Shehaj ‘ngec’ dhe u përgjigjet me zërin që mezi i dëgjohet se i kishin thënë të paraqitej te drejtoria.
- “Agron Shehajn e kapin protestuesit me vezë në duar dhe e bëjnë “për një lek”.
Deputeti socialist Taulant Balla ka ndarë një video të protestuesve përpara Drejtorisë së Policisë të cilët kkanë rrethuar Agron Shehajn duke i kërkuar llogari që s’ishte krah tyre në protestën para Kuvendit. Në video, ndërsa protestuesit e pyesin, Shehaj ‘ngec’ dhe u përgjigjet me zërin që mezi i dëgjohet se i kishin thënë të paraqitej te drejtoria. “Agron Shehajn e kapin protestuesit me vezë në duar dhe e bëjnë “për një lek”. Po ky as turp ka, burrëri dhe moral jo e jo”, shkruan Balla. -Kur ishte gjithë populli atje, pse nuk ishe me popullin? Pse nuk ishe me mua e të tjerët? Agron Shehaj: Qetësohu mo zotëri! -Jam vlonjat unë! Nuk harrojmë ne! S’ka deklarata politike këtu! Agron Shehaj: Më thanë hajde këtu… -Kemi dalë që në mëngjes ne!