Pikat kryesore
- Kërkesa e lartë nga ana e fermerëve dhe blegtorëve ka bërë që të shtyhen afatet për aplikimin për të përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi deri në datën 6 korrik.
- Ky vendim është marrë edhe për shkak se fermerët kanë vonuar plotësimin e dokumentave për këto skema.
- “Jo vetëm për kërkesën e lartë, por edhe për plotësimin e disa dokumenteve në kohën e duhur nga ana e fermerëve.
Kërkesa e lartë nga ana e fermerëve dhe blegtorëve ka bërë që të shtyhen afatet për aplikimin për të përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi deri në datën 6 korrik. Ky vendim është marrë edhe për shkak se fermerët kanë vonuar plotësimin e dokumentave për këto skema. “Jo vetëm për kërkesën e lartë, por edhe për plotësimin e disa dokumenteve në kohën e duhur nga ana e fermerëve. Siç e dië, fermerët tanë janë dhe të ngarkuar. Është sezon pune tashmë dhe na kërkuan të kishte një shtyrje, prandaj kjo u realizua”, u shpreh Vullnet Gjolla, drejtor i bujqësisë, Korçë. Interesi mbetet i lartë për të përfituar nga skemat me pagesa direkte për sipërfaqet e tokës. Këtë vit është më i paktë se një vit më parë për shkak se fermerët janë bashkuar në mënyrë që të përfitues “Sipërfaqja është po ajo që ka qenë vjet, thjesht kemi bërë të mundur pas udhëzimeve të BE-së, bashkimin, ose si të themi, shtyrjen për bashkim të fermerëve, të cilët të kenë një sipërfaqe jo më pak se 3 hektarë” , shtoi Gjolla. Pas përfundimit të afateve për aplikimet, autoritetet do të nisin punën në terren duke bërë verifikimet e më pas do të kryhen pagesat për përfituesit