Një burrë dhe një grua vdesin pas një aksidenti në Astrazub të Malishevës, dy të tjerë…

Një burrë dhe një grua vdesin pas një aksidenti në Astrazub të Malishevës, dy të tjerë hospitalizohen Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës, rreth orës 16:00.

Policia e Kosovës së bashku ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe konfirmohet që kanë vdekur dy persona të rritur, një burrë dhe një grua, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës (rruga Malishevë-Rahovec) është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat që kanë dërguar deri te ky aksident”, shton tutje Policia./Express/ Një burrë dhe një grua vdesin pas një aksidenti në Astrazub të Malishevës, dy të tjerë hospitalizohen Tirana, Elbasani dhe Korça me ajrin më të ndotur në Shqipëri Edita Tahiri: Një kryetar Kuvendi që shkel Kushtetutën s’mund të jetë më në këtë detyrë Paradoksi i Kukësit, qarku më i varfër, por me shkallën më të lartë të punësimit Uka: Thaçi ngriti dorën për të zbuluar mashtrimin me rojën, pastaj seanca kaloi në private, tani po e kuptoj çfarë paska ndodhur

Lini një Përgjigje