Pikat kryesore
- Vdekjen e tij e konstatuan mjekët e QKMF-së të Kaçanikut të cilët dolën në vendngjarje.
- Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
- “Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.
string(88) “nje-46-vjecar-gjendet-1pa-shenja-jete-ne-soponice-te-kacanikut-policia-po-e-heton-rastin” Një 46-vjeçar gjendet pa shenja jete në Soponiçë të Kaçanikut, policia po e heton rastin Një burrë i moshës 46-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Soponiçë të Kaçanikut. Vdekjen e tij e konstatuan mjekët e QKMF-së të Kaçanikut të cilët dolën në vendngjarje. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç është pa shenja jete. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal”. Veseli tha se në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”. “Për informata shtesë lidhur me rastin, do të njoftoheni me raport në vijim”, tha ai./Express/ Abdixhiku me Ramën: Ora e fundit, thirrja e fundit para lajmit të madh, Prishtina flet e para Inkursionet me dronë, Britania e Madhe ofron mbështetje ushtarake për Belgjikën Një 46-vjeçar gjendet pa shenja jete në Soponiçë të Kaçanikut, policia po e heton rastin Exit poll-i: Në T7 në orën 19:00 rezultatet e matjeve në shumicën e komunave Haradinaj: Shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë, do të padisim secilin KQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00