Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Pikat kryesore

  • Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe Keijsit.
  • Shkëndija e parë erdhi nga një batutë e Brikenës, e cila i tha me humor Keijsit se e kishte parë “me këmbët përpjetë”.
  • Por, kjo shaka nuk është kapërdirë aspak nga banori, i cili ka shpërthyer menjëherë në akuza, duke e konsideruar komentin si mungesë respekti dhe sjellje të pahijshme.

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe Keijsit. Shkëndija e parë erdhi nga një batutë e Brikenës, e cila i tha me humor Keijsit se e kishte parë “me këmbët përpjetë”. Por, kjo shaka nuk është kapërdirë aspak nga banori, i cili ka shpërthyer menjëherë në akuza, duke e konsideruar komentin si mungesë respekti dhe sjellje të pahijshme. Reagimi i tij ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë, duke e goditur Brikenën me të njëjtën monedhë, por me tone shumë më të larta. “Niveli yt janë këmbët përpjetë? The e mban akulloren në gojë gjithë ditën,” iu drejtua ai banores, duke e degraduar bisedën në një nivel personal që ka shokuar edhe banorët e tjerë prezentë. Ajo që nisi si një pasdite e qetë, përfundoi në ofendime të ndërsjella, duke dëshmuar se durimi i banorëve është në limitet e tij.

Lini një Përgjigje