Nis dëbora në Pogradec, qarkullimi vijon normalisht Reshjet e dëborës kanë nisur

Nis dëbora në Pogradec, qarkullimi vijon normalisht Reshjet e dëborës kanë nisur

Pikat kryesore

  • Reshjet e dëborës kanë nisur në zonën e Qafë Thanës, në Pogradec.
  • Sipas informacioneve, dëbora është e pranishme kryesisht në majën e qafës, me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat kanë zbritur në vlera negative.
  • Autoritetet bëjnë me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes pritet të ndërhyjnë me kriposjen e rrugës për të shmangur formimin e ngricave dhe rrëshqitjet e automjeteve.

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonën e Qafë Thanës, në Pogradec. Sipas informacioneve, dëbora është e pranishme kryesisht në majën e qafës, me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat kanë zbritur në vlera negative. Autoritetet bëjnë me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes pritet të ndërhyjnë me kriposjen e rrugës për të shmangur formimin e ngricave dhe rrëshqitjet e automjeteve. Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo vështirësi në qarkullim. Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, veçanërisht për shkak të kushteve dimërore. / abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Homazhe ish-kryeparlamentarit/ Kosovë, nderime në përcjelljen e Nexhat Dacit Protesta e fermerëve grekë, oraret e bllokimit të Pikës Kufitare të Kakavijës Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë/ I mbijetuari: Jam në makth, pashë njerëz të shkrumbuar!

Lini një Përgjigje