Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Pikat kryesore

  • Sipas Nimanit, veprimet e Kurtit janë të orientuara drejt përgatitjes së Kosovës për zgjedhje të reja, të cilat ai pret të mbahen në muajin prill.
  • Ai ka shtuar se Kurti do të përpiqet ta zgjasë këtë proces edhe përmes moszgjedhjes së presidentes, duke fajësuar partitë opozitare, në veçanti Lidhjen Demokratike të Kosovës.
  • “Unë mendoj që Kurti ka interes t’i zvarrisë proceset dhe të mos jetë shumë i pranishëm në agjendat ditore, sepse gjendja nuk po shihet se është shumë e mirë.

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka vlerësuar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka interes që t’i zvarrisë proceset institucionale dhe të mos jetë aktiv në agjendat ditore, pasi sipas tij gjendja në vend nuk është e mirë. Sipas Nimanit, veprimet e Kurtit janë të orientuara drejt përgatitjes së Kosovës për zgjedhje të reja, të cilat ai pret të mbahen në muajin prill. Ai ka shtuar se Kurti do të përpiqet ta zgjasë këtë proces edhe përmes moszgjedhjes së presidentes, duke fajësuar partitë opozitare, në veçanti Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Unë mendoj që Kurti ka interes t’i zvarrisë proceset dhe të mos jetë shumë i pranishëm në agjendat ditore, sepse gjendja nuk po shihet se është shumë e mirë. Edhe pse ligji i fundit i ka dhënë një stabilitet vendit, megjithatë ai e ka futur Kosovën në një situatë ku kërkohet marrëveshje me Serbinë. Duke i akuzuar partitë opozitare dhe duke e dëmtuar në palcë LDK-në, për shkak se shumica e qëndrimeve të saj bien ndesh për shkak të Vjosa Osmanit, unë mendoj se Albin Kurti do ta përgatisë vendin për zgjedhje të reja në muajin prill”, ka deklaruar Nimani Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/13/2026 07:59 LAJMI I FUNDIT: Plagosen tre persona në Deçan 01/13/2026 07:54 Irani: Ndërprerja e internetit do të vazhdojë derisa të rivendoset siguria në vend 01/13/2026 07:50 Trump: Vendet që bëjnë biznes me Iranin përballen me tarifa prej 25% në tregtinë amerikane

Lini një Përgjigje